Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Tërmeti/ Meta në Spitalin e Traumës: Shpresojmë të mos ketë viktima të tjera
Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Kreu i Shtetit ka vizituar te lenduarit pas lëkundjeve të forta të tërmetit, ndërsa nga Trauma u shpreh: “Shpresojme te mos kete viktima te tjera per shkak te ketyre lekundjeve. E rendesishme eshte te evidentohen te gjitha banesat e demtuara dhe nese ka qytetare te cilet kane nevoje per ndihme te menjehershme. Kerkohen raportime me te shpejta per situaten ne zonat me te prekura. Dua te falenderoj personelin mjekesor qe eshte ne gatishmeri te plote.
E gjithe Shqiperia eshte tronditur shume rende dhe shpresojme te mos kemi viktima te tjera. Sot eshte e rendesishme te jemi prane njerezve ne nevoje!”.
Pas Traumës, presidenti Meta u nis drejt Thumanës, ku dëmet janë shumë të mëdha.