Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmeti/ Meta: Prokuroria të çojë deri në fund hetimet, përgjegjësit para ligjit
Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon nga prokuroria që të vendosë përpara përgjegjësisë penale të të gjithë zyrtarët shtetërorë e ndërtuesit për shembjen e pallateve.
“Prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privat, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019.”, tha kreu i shtetit në emisionin “Përballë” në RTSH.
Ai shtoi se askush nuk e pengon prokurorinë që të bëjë punën e saj.
“Përkundrazi, ka të gjithë mbështetjen për të evidentuar të gjitha përgjegjësitë në mënyrë që askush të mos guxojë në të ardhmen të projektojë në një mënyrë të papërgjegjshme, të ndërtojë në një mënyrë të papërgjegjshme apo të marrë një objekt në dorëzim në mënyrë të papërgjegjshme, sepse kjo padyshim që nuk i kursen jetët e qytetarëve, siç dhe për fat të keq ndodhi.”