Tërmeti/ Meta telefonon Haradinajn, i kërkon ndihmë për ekipe emergjence shtesë

Presidenti i Ilir Meta ka telefonuar këtë mëngjes kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj për ndihma ekstra nga Kosova, pas situatës së rëndë të shkaktuar në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Lezhë nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta bisede telefonike me Kryeministrin ne detyre te Kosoves, z.Ramush Haradinaj.

Presidenti Meta i kërkon ndihme me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura!”, njofton zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.