Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Meksikë, arrin në 61 numri i viktimave

Tërmeti në Meksikë, arrin në 61 numri i viktimave

Në jug të Meksikës po punohet intensivisht për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti që shënoi të paktën 61 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur. “Epiqendra e tërmetit më të fortë të shënuar në këtë vend, me magnitudë 8,2 ballë është regjistruar në Paqësor, rreth 100 kilometra në brigjet e lokalitetit Tonala, në brigjet e shtetit Chiapas”, sipas qendrës gjeologjike amerikane USGS.

Por ka qenë shteti i Oaxaca më i prekuri nga tërmeti, me 46 të vdekur, përfshirë të paktën 17 vetëm në lokalitetin Juchitan, ku viktimat janë gjendur nën rrënojat e shtëpive.

Më i prekuri nga tërmeti është shteti i Oaxaca, me 46 të vdekur nga të cilët 17 vetëm në lokalitetin Juchitan. Viktimat janë gjendur nën rrënojat e shtëpive. Ky lokalitet përbëhej nga 100 000 banorë dhe ishte i rrethuar nga malet me një bimësi të dendur tropikale, mirëpo pas tërmetit vendi shfaqej plotësisht i shkatërruar.

Të fundit