“Tërmeti, nga ato ngjarje që nuk harrohet lehtë”, mesazhi i Veliajt për Krishtlindje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh për qytetarët e Tiranës ditën e Krishtlindjeve.

Ndërsa u ndal te 26 nëntori, ku nga tërmeti i fortë humbën jetën 51 persona, Veliaj tha se kjo është nga ato ngjarje që ka lënë gjurmë te secili prej nesh, e nga ana tjetër tregoi se brenda secilit u gjet forcë për t’u ringritur më të fortë.

“Viti që po lëmë pas ishte po aq i suksesshëm për Tiranën, por edhe sfidues. Tërmeti i nëntorit la jo pak shenja për secilin prej nesh. Ishte nga ato ngjarje që nuk do ta harrojmë lehtë gjithë jetën. Atë ditë dhe ditët që pasuan, ne kuptuam se kemi një forcë të madhe brenda vetes, që na bën të ringrihemi më të fortë seç ishim më parë, dhe kjo forcë është dashuria për njëri tjetrin”, tha Veliaj.