Flash News

KRYESORE

Tërmeti i paralajmëruar nga Shemsi Prençi: Çfarë thonë studiuesit

Tërmeti i paralajmëruar nga Shemsi Prençi: Çfarë

Gazetari Ben Andoni ka botuar para pak kohësh te javanews.al një pjesë të studimit të Betim Muços, i cili shpjegon se pse Shqipëria ka një aktivitet të lartë sizmik. Politiko.al e risjell pas paralajmërimit të kreut të Emergjencave Civile Shemsi Prençi, se Shqipëria mund të preket sërish nga tërmetet për shkak të vapës së madhe, por edhe të ciklit kohor.  

Nga Betim Muço

Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane të brezit sizmik alpino- mesdhetar. Vendi është pjesë e kryqëzimit ndërmjet Adrias ose mikropjatës së Adriatikut dhe pjatës litosferike të Euroazisë dhe përfshin formacionet orogjenike të pjesëve perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria është e karakterizuar nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë me ndonjë të madh.

Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë. Rrjeti sizmik i Shqipërisë ka nisur në vitin 1968, me stacionin e parë sizmologjik, i cili është ngritur në Tiranë. Implementimi i stacioneve të tjera ka filluar që nga viti 1975.

Megjithatë duhet theksuar se viti 1976 mund të konsiderohet si fillimi i vërtetë i këtij rrjeti, i cili përfshin 12 stacione dhe një stacion kryesor në Tiranë. Ky rrjet është i aftë që të bëjë një monitorim sistematik të aktivitetit të mikrotërmeteve dhe madje të zbulojë edhe disa prej veçorive të sizmicitetit të mëparshëm të Shqipërisë. Të gjitha stacionet janë të pajisura me sizmografë.

Aktualisht Shqipëria ka një stacion sizmologjik për 2150 kilometër katror. Ky rrjet është i aftë që të rregjistrojë të gjitha ngjarjet sizmike, të cilat e kanë epiqendrën brenda vendit. Normalisht, për çdo muaj, rregjistrimet e rrjetit tregojnë për 150-200 ngjarje sizmike, 30-40 e të cilave janë nën qendër.

Gabimi i nënqendrave, i pranuar në gjatësi dhe gjerësi, është më shumë se 15 kilometra, ndërsa në thellësi është 10 kilometra. Nga viti 1976 dhe deri në vitin 1995, rrjeti sizmik ka rregjistruar dhe lokalizuar brenda një hapësire me gjerësi 39 dhe 43 gradë dhe gjatësi 18.5 dhe 21.5 plot 7000 tërmete.

Monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik në Shqipëri nëpërmjet rrjetit sizmologjik na ka dhënë ne më shumë mundësi për të hedhur dritë mbi një kuptim më të mirë të sizmicitetit të vendit. Dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik, metodat e vazhdueshme të kalkulimit ka bërë që të plotësohen shumë studime mbi Shqipërinë. Dhe nga 2153 tërmete të ndodhura, në katalogun tonë, gjatë 20 viteve (1976-1995):1914 janë me magnitudë nga 3.0 dhe 3.9; 229 janë me magnitudë nga 4.0 dhe deri në 4.9 dhe vetëm 10 janë me magnitudë më të madhe prej 5.0. Kjo ka bërë që të mendohet se gjatë këtyre 20 viteve, Shqipëria është dominuar nga mikrotërmete dhe nga tërmete fare të vegjël.

Dy vendet me aktivitet më të qartë sizmik janë një fragment në kufirin Mali i Zi dhe Shqipëri, (përmendet me tërmetin e madh që ka ndodhur në 15 prill të vitit 1979) dhe sëarm-i i Nikaj Mërturit, në veri të Shqipërisë që ka zgjatur nga nëntori 1985 dhe deri në gusht të vitit 1986. Duke iu referuar thellësive të kalkuluara të ngjarjeve është e qartë se vetëm në pak raste thellësia e tërmetit shtrihet në 40 kilometra. Ato që kanë thellësi më të mëdha janë komplet jashtë territorit të Shqipërisë.

Ne mund të themi se aktiviteti i mëparshëm sizmik i Shqipërisë duket se është i shoqëruar me procese dinamike të kores dhe me mantelin e sipërm që është i lidhur me përplasjen e kontinentale të Adrias me orogjenin shqiptar.

Harta paraqet shtatë zona me vlera të larta të energjisë gjatë vitit 1976-1995. Këto zona janë: a. Greqia Veriperëndimore deri në jug të Shqipërisë; b.Bregu i Detit dhe rajoni i Kurveleshit në Shqipëri; c. Zona nga rrjedha e Lumit Vjosa në detin Adriatik, deri në jug të qytetit të Tiranës d. Zona, që është në veri të Liqenit të Prespës dhe në lindje të liqenit të Ohrit. e. Zona nga Bulqiza deri në jug të Kukësit; f. zona në veri të Shqipërisë, bregdeti i Malit të Zi

Të fundit