Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Rama: Basha bëri gabim të madh që refuzoi tryezën e përbashkët

Tërmeti/ Rama: Basha bëri gabim të madh që refuzoi

Kryeministri Edi Rama mendon se kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një gabim të madh që nuk pranoi të ishte pjesë e tryezës së përbashkët për të folur për masat pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkroi Rama në Twitter.

Ditën e djeshme, kryetari i opozitës prezantoi një platformë me pesë pika ku jepte sugjerimet e tij për të nxjerrë nga kriza bizneset e dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Ai u shpreh se duhet të shmanget futja e Durrësit në një ‘dimër’ ekonomik dhe social.

Të fundit