Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Ruçi takim me profesorin grek Pavlidis: E konsideroj të nevojshëm rishikimin legjislacionit

Tërmeti/ Ruçi takim me profesorin grek Pavlidis: E konsideroj

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në një takim me sizmologun grek Spiros Pavlidis e falënderoi për kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë e po ashtu për mesazhet e qarta pas tërmetit të 26 nëntorit.

“E konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujërat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera”, tha Ruçi.

Nga ana e tij, profesori Pavlidis e falënderoi Ruçin për ftesën, vlerësoi qasjen e drejtë të tij që për trajtimin e tyre e  shtoi se duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e ligjvënësve.

“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike.”, tha ai.

Të fundit