Flash News

KRYESORE

Terror në Prishtinë/ Qëllohen me kallashnikov 4 persona

Terror në Prishtinë/ Qëllohen me kallashnikov 4 persona

Prishtina është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur pak më parë në një prej lagjeve të saj, e njohur si ‘Lagjja e Spitalit”, ku një person ka qëlluar me një automatik tip kallashnikov 4 persona.

Në fotografinë e siguruar nga gazeta Express shihen 4 vetë të shtrirë përtokë. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov, që është afruar pranë tyre dhe ka qëlluar me breshëri.

Sipas kryeprokurorit Kujtim Munishi, nuk ka asnjë viktimë, por njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën.

Të fundit