Flash News

KRYESORE

Terror të rinjve në ‘call center’, ja kush është supervizorja

Kesida Kopaçi quhet supervizorja e ‘call center’-it IDS, e cila është filmuar teksa ulëret me të madhe brenda ambienteve të punës.

Kopaçi mësohet se është nënë e një fëmije dhe punon në ‘IDS’ prej më shumë se 7 vitesh. Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në degën Agromjedis dhe Ekologji.

Në videon e publikuar dje, Kopaçi dëgjohej duke u bërtitur më të madhe punonjësve të call center-it, ndërsa kërkonte prej tyre firmosjen e kontratave.

Ky sektor ka hyrë në një situatë krizë dhe paqartësie në Shqipëri, për shkak të ligjit të miratuar në Itali. Shumë kompani do detyrohen të mbyllin aktivitetin në vendin tonë dhe kjo do të thotë më shumë të papunë në shtetin ku papunësia thyen rekorde.

 

Të fundit