Flash News

KRYESORE

Terroristi australian kërcënohet në burg

Terroristi australian kërcënohet në burg

Terroristi australian Brenton Tarrant, autor i sulmit në dy xhami të Christchurch në Zelandën e Re, është në rrezik për jetën nga kriminelët lokalë që kërcënojnë se do të hakmerren ndaj tij në burg.

Anëtarët e një bande lokale i kanë ofruar mbështetje familjarëve të viktimave: “Që kur erdhën në Zelandën e Re ata tani janë pjesë e jona. Edhe ne kemi miq në bur”, kanë shtuar duke shpjeguar, që ajo që Tarrant bëri ishte e neveritshme dhe e dënueshme me çdo mënyrë. Kim Workman, avokat penal, deklaroi që ka marrë vesh që Tarrant mund të jetë në rrezik në burg.

“E vetmja gjë që duhet bërë është që administrata e burgut ta vendosë atë në izolim dhe ta mbajë në burg të ndarë nga të tjerët”, sugjeron ai.

 

Të fundit