Flash News

KRYESORE

Terrorizohen banorët e Semanit pas të shtënave me armë

Terrorizohen banorët e Semanit pas të shtënave me armë

Banorët e plazhit të Semanit në Fier janë terrorizuar pasditen e djeshme nga disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali. Policia thotë se në lidhje me ngjarjen është arrestuar autori Ilir Boriçi 41 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një lokali duke shkaktuar dëme materiale, policia arreston në flagrancë autorin e dyshuar dhe një shtetas tjetër për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në datën 21.06.2017, rreth ores 17:50, njoftohemi se në vëndin e quajtur lokal “Gjermani” në bregdetin e Semanit Fier ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Ilir Boriçi, 41 vjeç, banues në lagjen “8-Shkurti” Fier ( I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Shkatërrimi i pronës”,  “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278,150,84 dhe 274 të Kodit Penal.

Në datën 21.06.2017, rreth orës 17:50, në bregdetin e Semanit, shtetasi Ilir Boriçi, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në lokalin e shtetasit A.C, 23 vjeç, duke i shkatërruar sendet, pajisjet e lokalit.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

2.Artur Dinaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier (I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale  në vëndin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shtatë gëzhoja pistolete.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit