Testi i letërsisë publikohet para provimit, denoncon me foto deputeti demokrat: Skandal! Tallje me djersën e maturantëve

Sot maturantët në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar provimit të Letërsisë. Mirëpo, siç denoncon deputeti demokrat Luciano Boçi, testi është publikuar që para provimit.

“Ky është serioziteti i Ministrisë së arsimit për maturën shtetërore!
Testi i letërsise ka tre ore që ka dalë e që qarkullon.
Një skandal i paprecedentë dhe një tallje gjigande me mundin, djersën, përpjekjet e sinqerta të maturantëve e familjeve të tyre.
Përdhosje e dijes e meritës dhe e mësimdhënies”, shkruan Boçi në Facebook teksa publikon dhe testin e maturës.