Flash News

KRYESORE

‘Testime masive’, Rama ironizon sugjerimin e PD: S’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me mungesën e testimeve për koronavirusin.

Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit dhe jo e PD.

Pa kursyer ironinë, e duke iu referuar sugjerimeve të Bashës, Rama shkruan se “s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit”.

Reagimi

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”,-shprehet Rama.

 

 

 

 

Kujtojmë që PD ka bërë disa herë thirrje për testime masive, pasi sipas saj, kjo është mënyra e vetme për të shkëputur zinxhirin e infeksionit.

Të fundit