Flash News

KRYESORE

Testimet për Patrullë të Përgjithshme, policia publikon datat

Testimet për Patrullë të Përgjithshme, policia publikon

Policia njofton se në përfundim të procedurave të shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët për të konkuruar në Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithshme, ku procesi i aplikimit u hap më datën 20 Korrik dhe zgjati deri më datën 20 Shtator, si dhe procesi i verifikimit përfundoi më datën 09 Tetor, nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimit është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra.

Sipas njoftimit, faza e parë e konkurimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe 16 Tetor 2018, sipas numrave kodik.

Më datën 15 Tetor, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000.

Më datë 16 Tetor, grupi i parë, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000.

Po më datën 16 Tetor, grupi i dytë, në orën 11.00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, dhe dy aplikantë me numrat kodit 2678 e 2679.

Të fundit