Flash News

KRYESORE

Testimi i byzylykëve elektronikë, Ministria e Drejtësisë sqaron pse nuk u bë sot procesi i verifikimit

Testimi i byzylykëve elektronikë, Ministria e Drejtësisë

Pas dorëzimit një ditë më parë të 300 byzylykëve elektronikë me vlerë 1.5 mln euro në Ministrinë e Drejtësisë do të kryhej sot testimi i funksionimit të pajisjeve në prani të përfaqësuesve të kompanisë.

Por testimi nuk u bë i mundur pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë asnjë zyrtar i kompanisë nuk është paraqiuor sot në ministri.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Në vijim të procesit të ditës së djeshme për marrjen nën ruajtje të byzylykëve elektronikë pranë Ministrisë së Drejtësisë‎, sot sipas procesverbaleve të nenshkruara midis kompanisë dhe grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë, do të duhej të kryhej procesi i verifikimit të funksionaliteteve të pajisjeve, me qëllim përfundimin e procesit të marrjes së tyre në dorëzim.

Fillimisht u ra dakord që procesi sot të fillonte në orën 9.00. Përfaqesuesit e kompanise nuk u paraqitën. Për këtë arsye, grupi i punës rinjoftoi kompaninë që procesi do fillonte në orën 16.00. Edhe në orarin e ri përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën.

Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njerës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin. Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.

Të fundit