Flash News

KRYESORE

Testohet rezistenca e iPhone XS ndaj përplasjeve

Testohet rezistenca e iPhone XS ndaj përplasjeve

Apple deklaroi se xhami në iPhone-t e fundit është më rezistent se në çdo smartphone tjetër. Për të parë nëse kjo është e vërtetë, Tom’s Guide vendosi iPhone XS dhe XS Max në një provë rënie në beton nga lartësi dhe anë të ndryshme.

Telefonët i mbijetuan shumicës së provave të tentuara, testet treguan se një rënie prej gjashtë metrash mund të ishte e mjaftueshme për të thyer xhamin.

Pra, edhe pse iPhone XS dhe XS Max duket të jenë më të fortë në përgjithësi, investimi në një kasë të mirë dhe mbrojtës ekrani është ndoshta një ide e mirë.

Në fund të fundit, Apple kërkon qindra dollarë për të zëvendësuar ekranin jashtë garancisë, nëse nuk keni mbulim të AppleCare +.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=177&v=hTJZwG7qgeA

Të fundit