Flash News

KRYESORE

Testohet stimuluesi kardiak që funksionon me anë të rrahjeve të zemrës

Testohet stimuluesi kardiak që funksionon me anë të rrahjeve

Stimuluesi kardiak që nuk ka nevojë për bateri të jashtme sepse rimbushet nëpërmjet rrahjeve të zemrës, është eksperimentuar tek derrat duke rezultuar i suksesshëm.

Kjo pajisje përshkruhet në revistën shkencore “Nature Communications” dhe është krijuar falë bashkëpunimit mes Institutit të Teknologjisë së Xhorxhias (Geogiatech) të koordinuar nga Zhong Lin Wang dhe Institutit të Nanoenergjisë dhe Nanosistemeve në Pekin, pjesë e Akademisë Kineze të Shkencave, të koordinuar nga Zhou Li.

Stimuluesit tradicionalë ushqehen nga bateri të rënda, të forta dhe me jetëgjatësi të dobët.

Sipas autorëve të kërkimit, këto problematika mund të kalohen nga stimuluesi kardiak që rimbushet automatikisht, një lloji pajisjeje e eksperimentuar deri tani mbi modele qelizore apo kafshë të vogla, para se të testohej tek derrat.

“Fleksibël dhe mekanikisht rezistent, ky stimulues kardiak jo vetëm që është në gjendje të stimulojë aktivitetin e zemrës, por është në gjendje të korrigjojë aritmi të mundshme, duke parandaluar disa anomali që në disa raste mund të sjellin vdekjen”, theksojnë ideatorët e kësaj pajisje.

“Hapi i radhës do të jetë modifikimi i dimensioneve dhe përmirësimi i efikasitetit dhe sigurisë, që të mund të eksperimentohet edhe tek njerëzit”, përfunduan ata.

Të fundit