Flash News

KRYESORE

Tetë kërkesat e studentëve, ministrja e Arsimit tregon afatin se kur do të plotësohen

Tetë kërkesat e studentëve, ministrja e Arsimit tregon afatin se

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, shprehet se kërkesa me tetë pika, e hartuar nga studentët, adresojnë vetëm një pjesë të problemeve dhe lenë jashtë problematika shumë më të mëdha sa i takon arsimit të lartë në Shqipëri.

“Pikat që kanë kërkuar studentët adresojnë një pjesë të problemeve, por lënë pa adresuar një pjesë shumë të madhe të problemeve që ka arsimi i lartë. Me Paktin ne synojmë të adresojmë edhe pjesën tjetër të problemeve. Tarifat i mbyllim shumë shpejt, sa të marrim të gjitha listat nga fakultetet”, u shpreh Shahini në emisionin “Top Talk”, me gazetarin Denis Dyrnjaja.

sa i takon afatit se kur do të plotësohen tetë kërkesat e paraqitura nga studentët, ministrja e re e Arsimit premtoi se “të gjitha pikat plotësohen deri në qershor 2019”.

Të fundit