Flash News

KRYESORE

Tetë miliardë euro të shpenzuara për birrë në vitin 2018, në Gjermani

Tetë miliardë euro të shpenzuara për birrë në

Sipas një studimi të bërë nga kompania e studimeve “Nielsen”, i publikuar ditën e sotme, gjermanët shpenzuan 100 euro (112 dollarë) për frymë vitin e kaluar për të blerë birrë.

“Vera e nxehtë e vitit 2018 i dha fund rënies së konsumit të kësaj pije kombëtare gjermane”, theksoi eksperti i “Nielsen”, Marcus Strobel.

Rezulton se gjermanët konsumuan 6.1 miliardë litra birrë dhe pijet të përziera po me birrë u shitën vitin e kaluar 2.9 përqind më shumë se në vitin 2017. Të ardhurat u rritën me 7% duke kapur tetë miliardë euro.

Të fundit