Flash News

KRYESORE

Tetë orë në intervistë, përfundon marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga “Specialja”

Tetë orë në intervistë, përfundon marrja në pyetje

Ka përfunduar para pak minutash intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Gjykatën Speciale në Prishtinë, i cili kishte nisur prej orës 09:30 të mëngjesit të sotëm.

Pas daljes nga "Specialja", Ahmeti nuk ka dhënë asnjë deklarë për mediat, ndërkohë që intervistimi i tij do të vazhdojë edhe të enjten dhe të premten.

Politikani shqipatar në Maqedoninë e Veriut po merret në pyetje nga Gjyakata Speciale në cilësinë e dëshmitarit në objektin e EULEX-it.

Ftesa nga Specialja i mbërriti kreut të BDI-së në muajin korrik të këtij viti dhe Ahmeti shprehu gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Të fundit