Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tetë të vdekur në Iran nga koronavirusi, Turqia merr vendimin ekstrem
Republika e Turqisë ka marrë vendimin ekstrem për mbyllje të të gjithë pikave kufitare që e ndajnë atë me Republikën Islamike të Iranit.
Ky vendim erdhi pasi nga autoritetet iraniane u njoftua se tetë persona kanë vdekur në kufirin lindor të Turqisë. Ndaj autoritetet turke e konsideruan të domosdoshme këtë masë paraprake kundër shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit.
Pika kufitare e Kapıkiy në provincën lindore Van dhe porta kufitare Esendere në provincën Hakkari ishin të mbyllura për vizitorët nga Irani.
Irani u bë vendi i parë në Lindjen e Mesme që konfirmoi rastet e COVID-19, pasi ministria e shëndetësisë njoftoi se 43 njerëz ishin infektuar deri më tani.