Flash News

KRYESORE

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. 6 mite 'të rrëzuara'

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. 6 mite

Tetori është në të gjithë botën muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.

Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.

Gazeta britanike e shëndetit Healthy magazine shkruan se në Mbretërinë e Bashkuar një në shtatë gra preket nga kanceri i gjirit në një periudhë të caktuar të jetës.

‘Në ditët e sotme 78 përqind e të prekurve mbijetojnë për dhjetë ose më shumë vjet, pothuajse duke dyfishuar shkallën e mbijetesës së asaj në vitet '70’, shkruan gazeta britanike.

Shpesh në media apo internet njerëzit përballen me informacione të shumta por shpesh të pavërteta.

Healthy magazine ju njeh me disa nga mitet e zakonshme për kancerin e gjirit.

Mamografia shkakton kancer

Rrezatimi jonizues i përdorur në rrezet X mund të rrisë rrezikun e kancerit me një sasi të vogël, por është i parëndësishëm në krahasim me përfitimet e shqyrtimit të kancerit të gjirit. Rrezatimi që merrni në ketë procedurë është më pak nga sa jeni i ekspozuar në jetën e përditshme dhe nuk ka ndonjë ndikim në rrezikun e kancerit të gjirit.

Ekzaminimi sporadik është i mjaftueshëm

Në vend që të prisni një ftesë për kontroll, shkoni të kontrolloheni vetë.

Nëse vëreni një gungë, nëse gjinjtë kanë ndryshuar në madhësi, ose ndonjë simptomë tjetër të kancerit të gjirit, si gjakderdhja, duhet të vizitoni mjekun tuaj.

Vetëm gratë kanë kancer të gjirit

Në fakt, burrat gjithashtu mund të preken nga kanceri i gjirit. Edhe pse kanceri i gjirit mashkull është shumë më i rrallë, rreth 370 raste të kancerit të gjirit te burrat diagnostikohen në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

Ushqimet e shëndetshme mund t’ju shpëtojnë

Vështirë se një javë kalon në media pa një titull: Ky ushqim ju shpëton nga kanceri i gjirit.

Një dietë e shëndetshme ju bën mirë në përgjithësi, por nuk ju shpëton nga ky lloj kanceri.

Deodoranti anti-djersë është i rrezikshëm

Nuk ka prova bindëse për të mbështetur pretendimet që lidhin klorurin e aluminit (që gjendet në deodorantë dhe pluhurin e talcumit) me kancerin e gjirit.

Reçipetat e ngushta shkaktojnë kancer

Ka zëra që thonë se reçipetat e ngushta bllokojnë kullimin e lëngut limfatik duke rritur rrezikun e kancerit. Por nuk ka prova bindëse as për këtë.

Përshtati: Politiko.al

Të fundit