Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Tetori në gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin.
Në kuadër të tetorit rozë kudo në botë zhvillohen aktivitet të ndryshme. Një ndër to është dhe fushata e dhurimit të flokëvë "Dhuro flokë, fal shpresë". Europa Donna Albania e zhvillon këtë fushatë për të tretin vit, në tetor.
Ditën e sotme EDA përmbylli tetorin rozë me aktivitetin "Dhuro flokë, fal shpresë". Vajza të reja dhuruan flokë për gratë me kancer gjiri, flokë të cilat do të përpunohen më pas në paruke e do iu dhurohen grave të cilat i kanë humbur për shkak të trajtimeve.
Në aktivitet ishin dhe vajza e gra që janë prekur nga kanceri i gjirit dhe po luftojnë aktualisht me këtë sëmundje dhe dhanë mesazhe force dhe shprese.