Flash News

KRYESORE

Teuta ndal Tiranën në kryeqytet, sfida mbyllet pa gola

Teuta ndal Tiranën në kryeqytet, sfida mbyllet pa gola

Teuta i mori një pikë me vlerë Tiranës në transfertë, në takimin që u mbyll me rrjeta të paprekura në “Selman Stermasi”.  Ka qenë një ndeshje e cila shkoi përtej kohës normale, kjo për shkak të një problemi me ndriçimin, që bëri që sfida të përfundonte pas 150 minutave.

Bardheblutë ishin të pafat në këtë përballje, ndërsa goditën dy herë traversën, një herë me Ngo në pjesën e parë dhe Hasanin në fraksionin tjetër.

Tifozët bardheblu kishin mbushur shkallët e stadiumit eh krijuan atmosferë. Rasti i parë për vendasit erdhi nga Vecaj me kokë në minutën e 12-të. Në minutën e 22, ndriçimi shfaqi probleme dhe gjyqtari Hamiti ndërpreu lojën për ta rinisur pas 35 minutash.

Me nisjen e sfidës, bardheblutë patën dy raste goli. Ndërsa për Teutën, mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Rustem Hoxha në të 69’, por edhe pse 1 metër larg potas, goditi keq. Në vazhdim, ekipet u mbrojtën mirë, duke e mbyllur në barazim pa gola. një barazim që mërzit bardheblutë dhe kënaq durrsakët.

Të fundit