Flash News

KRYESORE

Teuta qetëson durrsakët: Situata është përmirësuar, do stërvitemi

Teuta qetëson durrsakët: Situata është

Klubi i Teutës ka bërë një postim dedikuar të gjithë qytetarëve të Durrësit pas ditëve të vështira që po kalojnë. Tërmeti i 26 nëntorit në mëngjesin e orës 4, por edhe ai pas tij në orën 7 dhe disa të tjerë në ditët në vijim, përjashto sot, ka shkaktuar një stres të madh në popull dhe klubi durrsak ka menduar t'i qetësojë banorët.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Teuta ka konfirmuar se përgatitjet për ndeshjen kundër Skënderbeut do të vazhdojnë shumë shpejt, meqë nuk ka më lëkundje si më parë

“Ruani qetësinë, Durrës!

Nuk mbahet mend që Durrësi të ketë qenë ndonjëherë në situatë më të vështirë që është aktualisht. Me probleme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit.

KF Teuta konfirmon se situata është qetësuar dhe ka rënë ndjeshëm numri i pasgoditjeve. Ne mund t’iu themi se situata është duke u qetësuar. Mund t’iu sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit.

Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje. Kjo ka bërë që situata në klubin e Teutës të jetë e qetë dhe brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbres në fushë për të rinisur përgatitjet anti-Skënderbeu.”

Të fundit