Flash News

KRYESORE

Teze Lori ka vesin e gjithë shqiptarëve dhe për këtë Roman "e urren"

Roman është djali i dytë i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Dyshja nuk ka postuar ende një foto të plotë të vogëlushit, megjithatë në disa raste ndajnë momente të ndryshme të tij.

Dje, Lori Hoxha ka postuar një video teksa tregon dhe ajo vesin që shumë shqiptarë e kanë: puthjet e shumta e të tepërta të fëmijëve të vegjël.

Mesa duket, nipi i saj Roman nuk i pëlqen shumë këto puthje dhe teksa teze Lori ka tentuar ta puthë, ai e ka larguar me duar. E ndërsa blogerja shkruan krahas videos: "Roman më urren."

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/StorySaver.Org-lorihoxha_87066846_735478397018703_4841140959035481622_n.mp4"][/video]

Të fundit