Flash News

KRYESORE

Tha se dha dorëheqjen si këshilltar në Bashki, hilja publike e Fabjan Topollaj

Fabjan Topollaj, me detyrë këshilltari i Partisë Demokrati në Bashkinë Tiranë, sot deklatoi se ka dhënë dorëheqjen pasi sipas tij, nuk i shërben atyre që e kanë zgjedhur.

Ka qene nje vendim i detyruar ne kushtet e konsumimit te te gjitha mjeteve politike dhe ligjore per te perfaqesuar interesat e votuesve te mi. Por per fat te keq kam konstatuar se perballe nuk kam nje kundershtar politik por nje manipulator ekstrapolitik qe ka arritur ne pak kohe te korruptoje te gjithe sistemin politik dhe gjyqsor, ndersa ne krah nje formacioni politik, i cili ne vend qe te me ndihmonte, haptazi me ka penguar per te bere detyren e opozitarit perballe Erion Veliajt ne qytetin e Tiranes”, shkruante ndër të tjera në reagimin e tij Topollaj.

Burime bëjnë me dije për Politiko.al se Fabjan Topollaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati.

Sipas po të njëjtit burim, pasi ka mësuar se mandati i tij është djegur, ai ka bërë një hile publike, duke e përdorur si moment politik për të sulmuar PD. Sipas ligjit për qeverisjen vendore, mandati humbet nëse nuk merr pjesë 6 muaj.

Të fundit