Flash News

KRYESORE

“Tha se do qeveriste me popullin, kryeministri fshihet vrimave”

“Tha se do qeveriste me popullin, kryeministri fshihet vrimave”

 

Ditën e sotme janë zhvilluar protesta para kryeministrisë nga shoqëria civile kundër koncesioneve dhe taksave të larta. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri tha se do qeveriste medemek me popullin. Kjo ishte parulla me të cilën përmbyti televizionet, facebook e twitter e çdo çmenduri që i doli përpara. Po tani??”, shkruan Vasili në Facebook duke e konsideruar ‘turp’ heshtjen e Ramës.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri qe demek do qeveriste me popullin i fshihet popullit.Sa turp!!!

Kryeministri tha se do qeveriste medemek me popullin.Kjo ishte parulla me te cilen permbyti televizionet,facebook e tëiter e cdo cmenduri qe i doli perpara.

Po tani??

Shoqeria civile tani eshte perpara kryeministrise dhe kryeministri rri i fshehur vrimave.

Populli del ne Kukes kryeministri struket ne Vlore e pastaj u flet me Ertv nga zyra.

Populli permbytet ne Shkoder kryeministri fshihet ne Korce.

Populli eshte ne gjithe rruget e Shqiperise ky zhduket fare nga qarkullimi.

Policet e Kryeministrit rrembejne popullin e Kukesit,naten ne gjume ky fshihet ne studiot e tv e ben sikur flet nga Australia.

Kjo ishte qeverisja e falimentuar e kryeministrit me popullin.

Ky kryeminister qe ja tall,ja perçmon,ja perbuz hallin popullit jo vetem nuk qeveris dot kurre me popullin,por e ka hak bile e ka pak drurin e popullit.

Të fundit