Flash News

KRYESORE

Tha se e kishte ndihmuar në fillimet e saj në muzikë, Dafina "thumbon" kolegun

Para disa kohësh, Hekuran Krasniqi tha se e kishte ndihmuar Dafina Zeqirin kur ajo ishte në fillimet e saj në muzikë. Ai u shpreh se ai e kishte sjellë Dafinën në skenë, pasi ka krijuar e kompozuar për të.

“Është mese e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta, kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore,"- është shprehur ai.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Dafinës e cila e ka ironizuar kolegun e saj përmes disa komenteve, të cilat "xing.al" i ka ruajtur.

“Se Hekurani m’ka “qit” n’skenë. Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje! Emri jem e di çfarë vlere ka dhe pse!”- shkruan Dafina, duke iu kundërpërgjigjur hapur.

Të fundit