Flash News

KRYESORE

Tha se takoi studentët dhe pedagogët, Vokshi: Pse e mban të fshehtë Rama?

Tha se takoi studentët dhe pedagogët, Vokshi: Pse e mban të

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter njoftoi se ka realizuar një takim me studentë e pedagogë të fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.

Mirëpo, ky takim ngjan i dyshimtë, pasi ndryshe nga çbën zakonisht, Rama nuk publikoi asnjë foto apo nuk u lidh “live” në ERTV.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në studion e Open ka vënë në dyshim se ky takim ka ndodhur realisht.

“Përse e mban të fshehtë Rama këtë takim?! A ka ndodhur ndonjëherë që Rama të jetë në ndonjë aktivitet, e të mos jetë live të paktën tek ERTV?!”, këto pyetje që ngre Vokshi, janë edhe baza e dyshimit nëse ka ndodhur apo jo një takim i tillë.

Më tej, ajo shton se edhe vetë studentët deri më tani nuk e kanë pranuar që një takim i tillë të ketë ndodhur.

Të fundit