Flash News

KRYESORE

Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington, kush e zëvendëson

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell njoftoi pak më parë përmes rrjeteve sociale se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Grenell ka bërë një njoftim të dytë ku shkruan se mezi pret që diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”

"Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”, shkruan Grenell.

 

Të fundit