Flash News

KRYESORE

Thaçi bisedime me Erdogan në Nju Jork; mediat mbahen larg takimit

Thaçi bisedime me Erdogan në Nju Jork; mediat mbahen larg takimit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdgoan dhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një takim në Nju Jork të SHBA-së.

Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri turk i Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz, si dhe ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Palët nuk kanë dhënë informacione për temat e diskutuara, ndërkohë që bisedimet i kanë zhvilluar jashtë selisë së OKB-së.

Erdoğan është takuar edhe me presidentin e Palestinës, Kroacisë, Austrisë, Francës, si dhe me kryeministrin e Greqisë.

Të fundit