Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Thaçi dhe Haradinaj reagojnë ashpër pas deklaratave të Vuçiçit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se politikat gjenocidiale nuk mund të mbrohen, duke iu përgjigjur deklaratës së homologut serb që mohoi krimin e ndodhur në Reçak të Shtimes.
“Shoh zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë. Politikat gjenocidale serbe nuk mund të mbrohen. Ata duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohet bazuar në mohimin e krimeve”, u shpreh Thaçi.
Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviçit.
“Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.
Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç, u dënua sot me dy vjet burgim, pasi u shpall fajtor për akuzat për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.