Flash News

KRYESORE

Thaçi dhe Vuçiç takohen këtë të premte në Sllovaki

Thaçi dhe Vuçiç takohen këtë të premte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç këtë të premte.

Takimi i presidentëve, me ndërmjetësim të BE-së, do të mbahet në kuadër të konferencës GlobSec, që do të mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.

Mediat kosovare shkruajnë se Thaçi dhe Vuçiç do të flasin në konferencë për gjasat e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse, paqësore mes të Kosovës dhe Serbisë.

Më 1 korrik, në Paris pritet të mbahet takimi i thirrur nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel mes Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit