Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Thaçi e Vuçiç drejt të njëjtit destinacion, çfarë i bëri bashkë?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet sot në Bjellorusi, për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave OIimpike “Minsk 2019”.
Në Minsk do të jetë gjithashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Ende nuk dihet nëse dy presidentët do të zhvillojnë ndonjë takim, marrë parasysh zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe anulimit të Samitit të Parisit.
Njoftimin se Thaçi do të udhëtojë për në Bjellorusi e ka lëshuar zyra e tij, duke treguar se atje do të marrë pjesë me ftesë të Kreut të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic, raporton gazeta Express.
“Me ftesë të Kryetarit të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndër të tjera, në njoftim përmendet edhe fakti se në Minsk do të ketë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.
“Presidenti Thaçi, bashkë me shumë përfaqësues të shteteve evropiane, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Evropiane “Minsk 2019””, përfundon njoftimi.
Hera e fundit kur Thaçi dhe Vuçiç janë gjendur përballë njëri-tjetrit, ka qenë Forumi ‘GlobSec’ i cili u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë.