Thaçi flet nga Uashingtoni: ‘Kutia e Pandorës’ është hapur në Ballkan, korrigjimi i kufijve qetëson situatën

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi po zhvillon një vizitë disa ditore në në Ushington, ku ka dhënë edhe një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’. Për herë të parë, Thaçi u shpreh se ‘kutia e Pandorës’ është hapur në Ballkan dhe se vetëm një marrëveshje me Serbinë do ta qetësonte situatën në rajon.

“Ata që flasin për Kutinë e Pandorës, Kutia e Pandorës është e hapur në Ballkan. Unë mendoj se një marrëveshje paqësore e mbyll Kutinë e Pandorës.  Sot jam më optimist sesa kam qenë më herët. Shpresoj që nesër do jem edhe me optimist sesa sot. Unë ftoj gjithë spektrin politik për reflektim në interes shtetëror mbi politikat ditore apo grupore apo partiake, gjë që besoj në pjekurinë e spektrit politik kosovar, por edhe të shoqërisë civile, medias. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi nënkupton kurrë më luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, nënkupton paqe përfundimtare. Në pastaj kemi rrugën tonë për në NATO dhe BE dhe Serbia ka rrugën e vet. Përndryshe do ta bllokojmë njëra-tjetrën në perspektivën euro-atlantike Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. E kemi obligim arritjen e kësaj marrëveshje edhe për hir të fëmijëve tone”, deklaroi ai.

Presidenti i Kosovës zbuloi se pro një marrëveshjes me Serbinë është edhe Rusia. “Ajo që mund të them është se Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur vullnetin për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe Rusia ka dërguar mesazhin që nëse palët merren vesh ne do ta mbështesim, gjë që ma ka konfimruar personalisht edhe Presidenti Putin”, përfundoi Thaçi.