Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Thaçi i kthehet idesë së ushtrisë: Të krijohet brenda një viti
Presidenti Hashim Thaçi i është rikthyer sërish idesë së krijimit të ushtrisë së Kosovës duke i lënë qeverisë një vit afat. Thaçi theksoi se ka ekzistuar mundësia për krijimin e Forcave të Armatosura në vitin 2014-të, por projekti u ndërpre për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.
Ai tha se Kosova nuk duhet të prishë marrëdhëniet me partnerët për shkak të disa muajve pritje për këtë çështje, por gjithsesi kërkoi krijimin e ushtrisë brenda një viti.
“E kemi pasur mundësinë në 2014, t’i formojmë Forcat e Armatosura, kemi pasur përkrahjen e të gjithë ndërkombëtarëve, dhe të gjithë ishin të gatshëm të votojnë por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme kjo çështje mbeti pa u votuar. Kaluan 2,3 vite dhe mbeti në heshtje, tash pasi është arritur vetëdijesimi i nevojës për formimin e FAK. Kemi marrë edhe iniciativën qe të inkuadrojmë edhe komunitetet. Duhet të arrihet mendoj ndoshta brenda një viti, është e padiskutueshme. Nuk duhet që për pak muaj të cenojmë marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi.