Flash News

KRYESORE

Thaçi kthehet sot nga Haga, lajmërohet tubim në Morinë

Thaçi kthehet sot nga Haga, lajmërohet tubim në Morinë

Pas intervistimit 4-ditor nga Prokurorët e Speciales në Hagë, presidenti Hashim Thaçi kthehet sot në Republikën e Kosovës.

Sipas “Indeksonline”, Thaçi do të zbresë në Rinas, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Gjithashtu, sipas këtyre burimeve është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen Thaçit në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Qytetarët që do marrin pjesë në këtë tubim është njoftuar se duhet të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

Kujtojmë se Thaçi u shpreh ditën e djeshme pas intervistimit në Hagë se nuk ka bërë asnjë lloj krimi dhe se i mbetet drejtësisë të vendosë në mënyrë të paanshme.

Të fundit