Flash News

KRYESORE

Thaçi kundër Haradinajt për demarkacionin me Malin e Zi

Thaçi kundër Haradinajt për demarkacionin me Malin e Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të mbrojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, kreu i shtetit doli edhe njëherë në kundërshtim me kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me çështjen e shënjimit të kufirit.

 “Marrëveshja e demarkacionit është mirë, është e qartë, e saktë, profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare. Çdo pretendim tjetër është vetëm zhagitje dhe humbje kohë, e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike”, u shpreh Thaçi.

Ndërkohë, komentet e Thaçit vijnë pas fakteve të reja të zbuluara nga komisioni shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

 Duke folur në Komisionin për Integrime Europiane, Shpejtim Bulliqi mbrojti deklaratën e Haradinaj, i cili përsërit se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr dhe Kullë

Të fundit