Flash News

KRYESORE

Thaçi mandaton Hotin për Kryeministër në Kosovë

Thaçi mandaton Hotin për Kryeministër në Kosovë

Presidenti i Kosovës dekretoi Avdullah Hotin për Kryeministër, pasi LDK i dërgoi zyrtarisht emrin. “Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përptuhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi në një konferecë për mediat.

Ai konfirmoi se Mustafa i kishte dhënë garanci se kishte mbështetjen e shumicës në parlament. “Sic jeni njoftuar, të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht. Ju njoftoj që sot kam mandatuar z. Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re”, tha Thaçi.

Të fundit