Flash News

KRYESORE

Thaçi: Ndërkombëtarët më kërcënuan, prandaj votova Specialen

Thaçi: Ndërkombëtarët më kërcënuan, prandaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se votimi për themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë i detyruar nga ndërkombëtarët.

“Gabimi ka qenë atëherë kur është votuar tek detyrimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për ta themeluar atë gjykatë.

Kam qenë i detyruar me kërcënimin se do të marrin masa të tjera drastike në raport me vendin. Prandaj, kam peshuar mirë se si mund të shkonin gjërat dhe e kemi shtyrë për themelim Gjykatën Speciale.

Nuk ka gjykatë që mund ta fyej integritetin, krenarinë, dinjitetin e luftës time për çlirimin e Kosovës”, është shprehur Thaçi në një intervistë në Klan Kosova. 

Të fundit