Flash News

KRYESORE

Thaçi në Shkup për ndryshimin e kufijve, merr mbështetjen e Ahmetit por jo të Zaev

Thaçi në Shkup për ndryshimin e kufijve, merr mbështetjen

Liderët e Kosovës prej ditësh janë të shpërndarë në kryeqytetet e rajonit dhe Evropës për të diskutuar për fazën e fundit të dialogut me Serbinë. Presidenti Hashim Thaçi ka qenë sot në Shkup ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev dhe me liderët shqiptarë në Maqedoni.

Në konferecën e përbashkët për shtyp, kryeministri Zaev nuk dha mbështetje për idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila mbështetet nga presidenti Thaçi. Zaev u fokusua te marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Maqedonisë.

“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zaev.

Ndryshe nga Zaev, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh i gatshëm për të mbështetur çdo zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi, por as ai nuk foli për ndryshim kufijsh, por për përcaktim të demarkacionit.

“Sigurova zotin Thaçin se ne do jemi përkrahës të fortë të çdo zgjidhje që do të arrijnë institucionet e Kosovës në shënimin e vijave të demarkacionit me palën serbe. Është moment i rëndësishmë dhe historik për Kosovën që edhe ky problem të mbyllet”, tha Ahmeti.

Ruçi takon Veselin, Tirana nuk ndryshon qëndrim: Marrëveshje me Serbinë vetëm duke respektuar tërësinë territoriale të Kosovës

Të fundit