Flash News

KRYESORE

Thaçi në Spanjë: Kosova nuk është Katalonja, Spanja nuk është Serbi

Thaçi në Spanjë: Kosova nuk është Katalonja, Spanja

Në një intervistë të dhënë për gazetën më të madhe katalunase, La Vanguardia, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është një rast i veçantë drejt rrugës së lirisë dhe pavarsisë.

Thaçi është shprehur se rasti i Kosovës është unik dhe nuk mund të krahasohet me asnjë rast tjetër në botë.

“Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Milloshevicit. Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalonja nuk është Kosova”, la thënë presidenti Thaçi në intervistën që dha për La Vanguardia, intervistë kjo që ka bërë jehonë të madhe në Spanjë.

Thaçi i ka bërë sërish thirrje Spanjës që ta njohë Kosovën, meqë ky do të ishte një vendim i drejtë. Gjithashtu, Thaçi ka vënë theksin edhe tek arritja e një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Të fundit