Flash News

KRYESORE

Thaçi pas Samitit të Berlinit: Nuk dëgjova Merkelin dhe Macron të kërkonin nga Vuçiç njohjen e Kosovës

Thaçi pas Samitit të Berlinit: Nuk dëgjova Merkelin dhe Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një konferencë për mediat pas samitit në Berlin, ku ka dhënë detaje nga diskutimet. Thaçi u shpreh sërish i bindur se konflikti Kosovë-Serbi nuk mund të mbyllet pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Bashkimin Evropian e akuzoi se ka treguar dobësi.

Ai deklaroi gjithashtu se në samit nuk dëgjoi ndonjë thirrje drejtuar Aleksandar Vuçiçit, për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk dëgjova një thirrje nga Merkel dhe Macron për Vuçiçin që të njohë Kosovën. Nuk dëgjova asnjë thirrje për 5 shtetet e BE-së që të njohin Kosovën”, u shpreh presidenti kosovar.

Thaçi hodhi poshtë edhe idenë e një paqeje midis Kosovës dhe Serbisë sipas modelit gjermano-gjerman. “Një model i tillë mund të zbatohet midis Kosovës dhe Shqipërisë, por jo midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

Të fundit