Thaçi pas takimit me emisarin Trump: Roli amerikan i pazëvendësueshëm

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tregoi për darkën e punës me ambasadorin Richard Grenell,të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë.

“Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.”, shkroi Thaçi në Facebook, duke falënderuar ambasadorin Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.