Flash News

KRYESORE

Thaçi pas takimit me Lajçak: Dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

Thaçi pas takimit me Lajçak: Dialogu me Serbinë të

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi sot një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Thaçi nënvizoi faktin se BE-ja duhet të fillojë sa më shpejt nga procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

''Ishte kënaqësi që të prisja Lajçak në Kosovë. Kosova ka një të ardhme dhe një alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane. Në këtë drejtim ne falenderojmë të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Në të njëjtën kohë, presim që dhe shtetet e tjera mike që kanë mbështetur dokumentin e presidentit Ahtisari, të lëvizin në drejtim të unifikimit fillimisht për procesin e liberalizimin e vizave sepse është jetike për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Sipas Thaçit, dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

''Në anën tjetër diskutuam edhe për angazhimet e drejtpërdrejta të zotit Lajçak për çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo përpjekje që çon drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që nënkupton paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është  e mirëseardhur. Unë dua të besoj që do të kemi veprime konkrete për dy popujt tanë nga ky angazhim'', tha president i Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Lajçak ka thënë se BE ka qasje shumë serioze sa i përket Ballkanit dhe në veçanti dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Evropa është shumë serioze sa i përket regjionit dhe dialogut Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajcak.

Ai ka thënë se synon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatw që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pres që dialogu të ketë përfundim të suksesshëm”, shtoi Lajçak.

Të fundit