Flash News

KRYESORE

Thaçi pret këshilltarët e Merkel e Macron: Taksa nuk hiqet, dialogu duhet të vazhdojë

Thaçi pret këshilltarët e Merkel e Macron: Taksa nuk hiqet,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se taksa do të vazhdojë të mbetet ne fuqi dhe se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushte.

Kjo deklaratë e Thaçit erdhi gjatë takimit me këshilltarët e presidentit Macron dhe kancelares Merkel.

Presidenti u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”, si dhe që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

 

Të fundit