Flash News

KRYESORE

Thaçi sërish për kufijtë: Mos u frikësoni nga Vuçiç apo nga ndonjë injorant

Thaçi sërish për kufijtë: Mos u frikësoni nga

Në përfundim të samitit të ‘Brdo-Brijunit’, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se askush nuk duhet të frikësohet nga integrimi kombëtar i shqiptarëve dhe një hapësire pa kufij. Ai ripërsëriti kërkesën që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe tha se nuk ka vend për frikë nga reagimet e Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, apo të ndonjë injoranti, por pa përmendur emër se kujt i referohej.

“Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një hapësire ku jetojnë shqiptarët pa kufi dhe me lëvizje të lirë. Gjithmonë duke përfshirë Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc me territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet t’i frikësohet këtij pozicioni, as nga reagimi i presidenti të Serbisë apo i Republikës Srpska, apo i ndonjë injoranti”, u shpreh Thaçi.

Hashim Thaçi zhvilloi dje një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin njoftoi se ka diskutuar për të njëjtat çështje.

Të fundit