Flash News

KRYESORE

Thaçi shtrëngon dorën me Donald Trump në Paris: Më mbështeti 100%

Thaçi shtrëngon dorën me Donald Trump në Paris: Më

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se homologu i tij amerikan, Donald Trump e ka mbështetur arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa poston një foto duke shtrënguar dorën me Trump gjatë ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, Thaçi tregon bisedën me presidentin e ShBA-ve.

“Në Paris takova presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan”, shkruan Thaçi.

Të fundit